Jeni gati të tregoni aftësitë tuaja në një sfidë unike? 


Bashkohuni me ne në Konkursin e Manovratorëve Caterpillar dhe Ditën e Eventit për Klientët  më 5 korrik 2025, nga ora 09:00 deri në 18:00, në Teknoxgroup Shqipëri SH.P.K., Rruga Nacionale Tiranë - Durrës, km 16, Fshati Mucaj - Vorë.

Çfarë ju pret në këtë event? Një garë emocionuese ku manovratorët do të sfidohen në tre prova (lojra) të ndryshme, secila me një makineri të veçantë Caterpillar. Aftësitë, siguria, efikasiteti dhe kompetenca juaj do të jenë vendimtare për të fituar! Fituesi do të kualifikohet për në gjysmëfinalet rajonale në Malaga, Spanjë.

Por kjo nuk është vetëm një garë! Do të keni mundësinë të testoni njohuritë tuaja, të shkëmbeni eksperienca me profesionistë të fushës dhe të njiheni me teknologjitë më të fundit, makineritë dhe pjesët Caterpillar në Ditën e Eventit për Klientët që do të zhvillohet paralelisht.

Si të merrni pjesë?
Regjistrohuni tani duke plotësuar formularin më poshtë dhe sfidoni veten në këtë event që do të shënojë një hap të ri në karrierën tuaj!

Fituesi i vendit të parë do të përfaqësojë Shqipërinë në finalet evropiane të konkursit, që do të mbahen në Tetor 2025 në qendrën Demo të Caterpillar në Malaga, Spanjë.

Mos e humbisni këtë mundësi!
Presim me padurim t’ju takojmë dhe ju urojmë shumë fat!

Teknoxgroup Shqiperi SH.P.K.

Rruga Nacionale Tirane - Durres, km.16

Fshati Mucaj - Vore

+355 689006682